SHIL e UÇK-së në Prizren mbyll dyert për partitë politike

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, në Prizren, Burim Shala, ka njoftuar se në kohë zgjedhjesh nuk ka gatishmëri për të pritur në zyre përfaqësuesit e subjekteve politike, raporton Gazeta Evropa.

“Në këtë kohë zgjedhjesh kur interesi juaj ju shtyn të mendoni për ne, shpreh me keqardhje se un si kryetar i SHIL të UÇK-së të ju njoftoj se NUK jeni të mirëseardhur në zyrët tona, ne nuk kemi gadishmëri të ju presim”, ka shkruar Shala në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq
Situata nëpër të cilën kemi kaluar gjatë periudhës të pandemis me Covid-19, situatë e cila vazhdon ende, është e vështirë dhe zor e përballueshme edhe për kategorit e dalura nga Lufta, ashtu siç është për gjithë popullin.

Por, për ne më i zorshem edhe më e papërballueshme dhe në të njëjtën kohë ofendues është trajtimi i klasës politike ndaj gjithë kategorisë tonë, siç janë: Veteranët,familjet e dëshmorëve, indvalidet e luftës të UÇK-së.

Politika jonë e cila vepron sot fal sakrificës së UÇK-së, nuk mori mundin të mendoj e të veproj në ndihmë të njerëzve tonë, në asnjë nga “Pakot emergjente apo të rimëkëmbjes”. Ata treguan se interesi i tyre ndaj nesh është vetëm atëherë kur ata kanë nevoj.

Andaj, në këtë kohë zgjedhjesh kur interesi juaj ju shtyn të mendoni për ne, shpreh me keqardhje se un si kryetar i SHIL të UÇK-së të ju njoftoj se NUK jeni të mirëseardhur në zyrët tona, ne nuk kemi gadishmëri të ju presim.

Uroj që të reflektoni e të na nderoni atëherë kur ne kemi nevojë e jo nderin të na bëni në këmbim të votës.

Me Respekt
Burim Shala
Kryetar i SHIL të UÇK-së
Prizren

Comments are closed.