Shkencëtarët shpikin testin që zbulon kancerin 4 vjet para se të shfaqet

Një ekip ndërkombëtar i studiuesve ka zhvilluar një test jo-invaziv të gjakut që mund të zbulojë nëse një individ ka një nga pesë llojet e zakonshme të kancereve, katër vjet para se gjendja mund të diagnostikohet me metodat aktuale.

Testi i quajtur PanSeer zbulon kancerin e stomakut, ezofagut, kolorektalit, mushkërive dhe mëlçisë.

Qëllimi përfundimtar do të ishte kryerja e testeve të gjakut si kjo në mënyrë rutinore gjatë kontrolleve vjetore të shëndetit. Por më kryesorja tani është testimi i njerëzve në rrezik më të lartë, bazuar në historinë familjare, moshën ose faktorët e tjerë”, tha Kun Zhang, një nga autorët kryesore të këtij studimi.

Ky zbulim është i rëndësishëm sepse mbijetesa e pacientëve me kancer rritet ndjeshëm kur sëmundja identifikohet në fazat e hershme. Tumori mund të hiqet në mënyrë kirurgjikale ose të mjekohet me ilaçe të përshtatshme.

Comments are closed.