Shoshi: Qytetarët e Istogut meritojnë të përfaqësohen denjësisht në Kuvendin e Kosovës

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Lulzim Shoshi, i cili është nominuar nga Dega e PDK-në në Istog, ka thënë se qytetarët e kësaj komune duhet të përfaqësohen denjësisht në Kuvendin e Kosovës.

“Ju ftoj që në zgjedhjet e 6 Tetorit të më përkrahni mua dhe PDK-në. Ditëve në vijim së bashku me degën e PDK-së në Istog do të shpalosim planet e mia dhe të partisë, si dhe do të takohem me gjithsecilin prej jush për të bashkëbiseduar nga afër rreth kërkesave dhe mundësive që kemi për të bërë me të mirën për vendin tonë”, ka shkruar Shoshi në llogarinë e tij në “Facebook”, raporton Gazeta Evropa.

Lulzim Shoshi mban numrin 68 në listën e PDK-së për deputet.

Postimi i plotë i Shoshit:

Të nderuar familjarë, miq e bashkëqytetarë!
Me nder e respekt, para jush, po e prezantoj kandidaturën time për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së. Dega e PDK-në në Istog më ka nominuar për kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës. E falënderoj përzemërsisht Degën e PDK-së në Istog, si dhe Kryesinë e PDK-së, për besimin e dhënë dhe nominimin për këtë kandidaturë! E kam parë të rrugës dhe të nevojshme që qytetarët e Istogut duhet të përfaqësohen denjësisht në Kuvendin e Kosovës, andaj dhe kam vendosur t’i futëm kësaj sfide. Ju ftoj që në zgjedhjet e 6 Tetorit të më përkrahni mua dhe PDK-në. Ditëve në vijim së bashku me degën e PDK-së në Istog do të shpalosim planet e mia dhe të partisë, si dhe do të takohem me gjithsecilin prej jush për të bashkëbiseduar nga afër rreth kërkesave dhe mundësive që kemi për të bërë me të mirën për vendin tonë.

Çdoherë në shërbimin Tuaj!