Shpend Ahmeti e akuzon Dhurata Hoxhën, thotë se ka dërguar letër të fshehtë në BE

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili udhëheq edhe PSD-në, ka akuzuar ministren e e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, për pengim të ndërtimit të sallës Koncertale në Prishtinë, njofton Gazeta Evropa.

Ahmeti ka thënë se Ministria e Integrimeve Evropiane ka dërguar letër në BE për të ridestinuar mjetet për Sallën Koncertale në Prishtinë.

Madje, sipas tij, për këtë letër nuk ka qenë në dijeni as kryeministri Ramush Haradinaj,

Postimi i plotë i Ahmetit:

Ministria e Integrimeve Evropiane ka dërguar letër në BE për të ridestinuar mjetet për Sallen Koncertale në Prishtinë. Kur kemi kontaktuar kryeministrinë, thonë se nuk janë në dijeni për veprimin e Ministres. Në BE thonë se për herë të parë letra është dërguar direkt në Bruksel e jo përmes zyres së BE në Prishtinë.

Meqenëse tani edhe e kemi marr letren jozyrtarisht nga Brukseli, kjo nuk mund të jetë asgjë tjetër pos tentim bllokim për arsye politike. Zyra e BE na ka informuar se nuk do të heqin dorë edhe pse pas kërkesës sê qeverisë duhet të diskutohet salla në IPA fondet 2019.

E ne themi se salla do të bëhet në këtë mandat.

Me një donacion 15 milionë e 400 mijë eurosh nga bashkimi evropian e 250 mijë nga komuna e Prishtinës, në vitin 2019 pritet të nisë projektimi e më pas realizimi për ndërtimin e sallës koncertale në kryeqytet.

Loading...