Shpend Ahmeti i përgjigjet kështu kërcënimeve të Salih Zybës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është përgjigjur ish- kolegut partiak, Salih Zybës.

Salih Zyba të martën kërcënoi Ahmetin me rrëzim nga posti i kryetarit të kryeqytetit dhe tha se “vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku”.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Ahmeti  thënë se s’ka synim azilin në asnjë shtet e se s’ia ka frikën “kërcënuesve në asnjë rrethanë”, raporton Gazeta Evropa.

“Jam qytetar krenar i Republikës së Kosovës dhe nuk e kam synim azilin në asnjë shtet tjetër. Nuk ja kam pas frikën kërcënuesve në asnjë rrethanë e aq më pak disave që i njoh mirë. Urime miq të mi! Kosova ka mjaft probleme për me i zgjidh”, ka shkruar Ahmeti.