Shtohet presioni ndaj Gjykatës Kushtetuese, burri i ministres Haxhiu përmend emrat e dy gjyqtarëve

Vazhdon të shtohet presioni ndaj Gjykatës Kushtetuese, e cila ka kohë që deri më 29 maj të vendos për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, lidhur me mandatarin për kryeministër.

Alban Krasniqi, bashkëshort i ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar se Lëvizja Vetëvendosje, nuk do të lejojë Safeti, Selvetja&Co( gjyqtarë të Kushtetueses), të shkarravisin mbi kushtetutë, raporton Gazeta Evropa.

“Nuk do lejojmë që Safeti, Selvetja&Co të shkarravisin mbi kushtetutë, mbi demokraci…mbi jetën tonë! Nëse ata hyn llugave, ne vërshojmë sheshet! Deri në dorëheqje! Deri në zgjedhje! Derisa demokracia të triumfojë!”, ka shkruar Kransiqi.

Krasniqi në një postim sot më herët ai ka shkruar: “Nuk do ia hedh paq as Thaçi e as piunët e tij institucional.
Loja e rrezikshme që po tentohet të luhet me parimet dhe rregullat e demokracisë është gropa në të cilën të parët do bien ata që po e hapin.
Askush nuk është i paprekshëm kur i shërben krimit politik duke cenuar rëndë demokracinë.
Nuk do ndalemi!
Deri në çkapjen e shtetit!
Deri në bërjen e republikës!”.

Comments are closed.