Shtyhen ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës

UEFA ka vendosur t’i shtyjë ndeshjet e paraparë për t’u zhvilluar në javën e ardhshme në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, si masë mbrojtëse kundër koronavirusit.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, ka marrë vendim t’i pezullojë ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, që duhej të zhvilloheshin në javën e ardhshme, shkruan lajmi.net.

“Në dritën e zhvillimeve shkaku i përhapjes së Covid-19 në Evropë dhe vendimeve të ndërlidhura të marra nga qeveri të ndryshme, të gjitha ndeshjet e garave të klueve të UEFA-s të planifikuara për javën e ardhshme janë shtyrë”, thuhet në njoftim.

Në këtë vendim përfshihen ndeshjet e datës 17 dhe 18 mars në Ligën e Kampionëve, dhe 19 mars, të Ligës së Evropës.

Comments are closed.