Sindikalistët kërkojnë takim urgjent me Konjufcën, Haradinajn dhe Jasharin

Sindikata  Bashkuar e Arsimit, e Shëndetësisë si dhe ajo e Policisë kanë kërkuar takim urgjent me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën, kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj dhe Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari.

Me anë të një komunikate, këto sindikata kanë bërë të ditur se kërkojnë nga kryeministri në detyrë që ta dërgojnë Projektligjin për Buxhet për vitin 2020 në Kuvend, me qëllim të shmangies së trazirave sociale.
Kurse nga kryetari i Kuvendit kanë kërkuar që të ndërmarrë hapa ligjorë parlamentar për aprovimin e buxhetit me kohë.

Sa i përket takimit me Avokatin e Popullit, sindikalistët kanë kërkuar nga ky i fundit që të procedojë kërkesat e sindikatave të punëtorëve të sistemit publik në lidhje me revokimin e vendimit për masën e përkohshme për pezullimin e Ligjit të Pagave.

Njoftimi i plotë:

“Në takimin e përbashkët ne mes Sindikatës së Bashkuar te Arsimit, Shkenc6s dhe Kulturës (SBASHK), Federatës Sindikale te Shëndetësisë (FSSHK) dhe Sindikatës se Policisë (SPK) duke par6 rrethanat aktuale n6 te cilat ndodhemi, paraqesim brengen tonë për përkeqësimin e mirëqenies sociale te anëtarësisë ton6 dhe në kuadër te saj njoftojmë opinionin e gjerë se kërkojmë takim urgjent me Kryeparlamentarin z. Glauk Konjufca, Kryeministrin ne detyre z.Ramush Haradinaj dhe Avokatin e popullit z.Hilmi Jashari.

Te tri sindikatat nga Kryeministri ne detyre kërkojnë qe ta dërgoj ne Parlamentin e Kosovës Projektligjin për buxhet për vitin 2020 me qellim të shmangies së trazirave sociale.

Ndërsa nga Kryeparlamentari kërkojmë qe te ndërmarr hapa ligjor parlamentar për aprovimin e buxhetit me kohe. Avokatit të popullit i drejtohemi me kërkesën e thjesht qe te procedoj kërkesat e sindikatave te punëtoreve të sistemit publik, në lidhje me revokimin e vendimit për masën e përkohshme për pezullimin e Ligjit te pagave. E gjithë kjo behet në përpjekje te ruajtjes se qetësisë€ sociale ne Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e tyre. /gazetametro.net

Comments are closed.