Skandal, si u shiten në Kosovë 50 hektarë tokë për 5 mijë euro

Ish-kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Blerim Rexha, po raporton sot para Komisionit hetimor të privatizimit të Kuvendit të Kosovës, përcjell Buletini Ekonomik.

Ai tha se kur ka shkuar në AKP ka gjetur raste të shitjes se tokave me çmime qesharake. Ai ka përmendur një rast kur 50 hektarë ishin shitur për 5 mijë euro, pra 1 euro ari.

“50 hektarë janë shitur për 5 mijë euro. Kam votu kundër, kam marrë vota që me e ndalë këtë shitje. Ka pas edhe kësi raste. Nuk kam pranu me nënshkru me kësi kushte”, ka thënë Rexha.

Rexha kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, për shkak të ndërhyrjeve dhe presionit mbi bordin e AKP-së.

Comments are closed.