SKANDALOZE, “EULEX-i bëri drejtësi selektive, fshehu prova, kërcënoi, shtantazhoi dëshmitarët…”

Pritjet e qytetarëve të Kosovës për misionin e EULEX-it në fillim ishin të mëdha. Besohej se një trup profesionale e përbërë nga ndërkombëtarët do të ndihmonte në vendosjen e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Por, me kalimin e viteve, pritjet e qytetarëve me të drejtë u zbehen. EULEX-i doli të jetë pak a shumë sikurse misioni paraprak i UNMIK-ut. Pak punë, edhe më pak rezultate konkrete, Gazeta Evropa.

E këto ditë, për dështimin e EULEX-it, konkretisht për huqjen e misionit të tij, janë riaktualizuar akuzat e ish- kryetarit të Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons.

Letra e Simmons-it për skandalet e EULEX-it

Në korrik të vitit 2020, Simmons nëpërmjet përfaqësuesit të tij, Artan Çerkini, kishte adresuar një letër në Kuvend, nëpërmjet së cilës kishte shprehur gatishmërinë për të folur para deputetëve për skandalet e EULEX-it.
Por, çuditrisht kjo letër ishte mbajtur nën sirtar.

Tek, dje( e mërkurë), për këtë çështje ka pasur një debat të nxehtë në Komisionin për Legjislacion… të Kuvendit të Kosovës, i cili debat pritet të vazhdojë në mbledhjen e radhës së këtij komisioni.

Simmons liston sknadalet e EULEX-it

Në letrën e dërguar në Kuvend, Simmons ka listuar disa nga skandalet e EULEX-it, si: ndërhyrje në hetimet penale; kërcënimet e bëra ndaj dëshmitarëve të mbrojtur; përfitimet që u janë dhënë dëshmitarëve të mbrojtur; manipulimin e trupave gjykues; përpjekje për ndërhyrje në gjykimet penale; fshehjen e provave; manipulim të provave; pengimin e hetimeve; pengimin e drejtësisë; qasje e paligjshme në e-mailat private; ndërhyrje në rastet penale për avancimin e qëllimeve politike etj.

“Unë jam i gatshëm që të jap deklaratë në Parlament, për të trajtuar çështjet e përmendura këtu dhe çështjet tjera, si dhe të ofroj prova mbështetëse. Unë jam poashtu i gatshëm të dëshmoj gojarisht”, thuhet në këtë letër.

Mbetet të shihet se si Kuvendi i Kosovës në të ardhmen do t’i përgjigjet kërkesës së ish- kryetarit të Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons-it. /Gazeta Evropa/

Comments are closed.