Skandaloze: Kurti angazhon Abazin për ta gjetur hard disk-un e mbledhjes konfidenciale të Këshillit të Sigurimit

Kryeminstri Albin Kurti, gjatë senacës kur po pritet të votohet mocioni kundër qeverisë së tij, deklaroi se në natën kur u mblodh Këshilli i Sigurisë së Kosovës, e që flitej për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, kishte tentim-puç ndaj shtetit.

Për këtë tha madje se ekzistojnë faktet, transkriptat se çka u bisedua atë natë dhe që e dëshmojnë tentim-puçin.

Por pas disa minutash kur doli prap në foltoren e kuvendit tha se dëshmitë tashmë janë zhdukur.

Për këtë zv. Kryeministri Haki Abazi, tha Kurti kontaktoi me Këshillin e Sigurisë e të cilët sipas tij i thanë që nuk ekziston Hard Disku.
“Më 17 mars u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë e tash po më njoftojnë që Hard Disku nuk e ka regjistru fare transkriptin, nuk paska fare transcript.  Kjo po ndodhë se Kosova vazhdon të jetë shtet i kapur, ka ndryshuar vetëm Qeveria, por jo ekonomia, drejtësia, gjyqësia, veç Qeveria ka ndryshu e këtë po doni ta ndryshoni.

“Vet fakti që zëvendësryeministri kontaktoi me Këshillin e Sigurisë e thanë që nuk ekziston Hard Disku, tregon mjaftë, atë natë ka pas tentim puçi atë natë, vet kreytari i LDK-së pesë orë përpara tha që duhet gjendje e jashtëzakonshme, pse nuk u konsultua, a nuk do duhej të konsultohej me mua, a nuk është kjo çështje e ministrisë së Shëndetësisë e IKShPK-së, tjetra u tha që po dorëzoheni”, tha Kurti.

Comments are closed.