Skender Hyseni mbështet Thaçin pas dy marrëveshjeve

Anëtar i Kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni ka mbështetur sot nënshkrimin e marrëveshjeve në Mynih mes Kosovës dhe Serbisë për linjën hekurudhore dhe të autostradave.

Hyseni ka shkruar se nënshkrimi i dy marrëveshjeve të sotshme është një hap në drejtimin e duhur që i duhet Kosovës.

Ai ka thënë se letra e sekretarit amerikan Mike Pompeo, është shumë e qartë dhe tregon se dialogu Kosovë-Serbi në thelb ka njohjen midis këtyre dy shteteve.

Sipas tij koordinimi i ngushtë i Kosovës me SHBA’në dhe BE’në është jetik për vendin.

“Letra e Sekretarit amerikan Mike Pompeo është shumë e kjartë. Dialogu Kosovë-Serbi, në thelb ka njohjen e ndërsjellë midis këtyre dy shteteve. Koordinimi i ngushtë me SHBA-në dhe BE-në është jetik.Nënshkrimi, sot në MSC, i edhe dy letrave të shprehjes së qellimit, ate për hekurudhat dhe ate për autostradën është edhe një hap në drejtimin e duhur”, ka shkruar Hyseni.//gazetametro.net

Comments are closed.