Skenës politike në Kosovë, i shtohen edhe tri parti të reja

Skenës politike në Kosovë, nga sot edhe zyrtyarisht i janë shtuar edhe tri subjekte politike, Iniciativa Politike Partia Balliste; Partia Euroatlantike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Diasporës, njofton Gazeta Evropa.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që të miratojë kërkesën e tri subjekteve të lartëpërmendura për regjistrim.

“Konstatohet se me 8 vota për është regjistruar subjekti politik Partia Balliste me numër rendor 54. Me 9 vota për është regjistruar Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK), me numër rendor 55. Me 9 vota për është regjistruar Partia Demokratike e Diasporës, me numër rendor 56”, ka thënë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

/Gazeta Evropa/

Comments are closed.