Skrab limoni për të hequr njollat e errëta të verës të mbetura në lëkurë

Lëkura është organi më i ndjeshëm në trupin tonë dhe ndikohet lehtë nga ambienti i jashtëm. S’ka rëndësi se sa përpiqemi ta mbrojmë atë; ajo dëmtohet nga dielli dhe faktorë të tjerë të jashtëm mjedisorë. Në raste të tilla, kemi nevojë për një produkt që lagon qelizat e vdekura së bashku me njollat e nxirjes së verës të akumuluara në fytyrë gjatë sintezës së melaninës dhe nuk ka opsion më të shkëlqyer se sa një skrab me limon dhe sheqer. Limoni largon nxirjen, pastron lëkurën dhe poret. Sheqeri është një agjent i mirë eksfoliues.

Përbërësit:

½ limon i freskët

½ filxhan sheqeri

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle mjaltë organik

Limoni—Është i pasur me vitaminë C dhe eliminon shenjat e moshës dhe trajton lëkurën e dëmtuar nga dielli. Ndihmon në tendosjen e poreve dhe i jep ngjyrë të çelët lëkurës.

Sheqeri—Sheqeri vepron si eksfoliues dhe largon qelizat e vdekura nga trupi, duke përmirësuar teksturën e lëkurës.

Vaji i ullirit—Është një zbutës i shkëlqyer që ushqen dhe pastron lëkurën. Gjithashtu lufton shenjat e plakjes.

Mjalti—Mjalti është një antioksidant natyral dhe antibakterial që mbron lëkurën nga dëmtimi i mjedisit si dhe ushqen dhe hidraton lëkurën me efikasitet.

Hapi 1: Përzieni së bashku lëngun e limonit dhe vajin e ullirit në një tas. Ju mund të shtoni më pak vaj ulliri nëse doni një përbërje më të trashë.

Hapi 2: Shtoni mjaltë dhe përzieni me kujdes derisa të merrni një përbërje me trashësi mesatare.

Hapi 3: Në fund, shtoni sheqerin dhe përziejini të gjithë përbërësit bashkë.

Si ta aplikoni?

Për të përdorur këtë skrab trupi, aplikojeni në fytyrë të pastruar, masazhojeni me lëvizje rrethore për 2-3 minuta. Lëreni për 5-7 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë, më pas thajeni lëkurën butësisht, shkruan living. Aplikoni një krem hidratant nëse lëkura juaj duket shumë e thatë.

Loading...