Smoothie me manaferra – pije energjike dhe me antioksidantë

Manaferrat janë fruti i kësaj kohe.

Të shijshme, të shëndetshme dhe plot antioksidantë. Më së miri është t’i konsumoni me mëngjes duke i kombinuar me banane për ta bërë smoothie.

Përbërësit

1 filxhan manaferra të ngrira
1/2 banane
1/2 filxhan lëng molle
1/4 filxhan pastë soje

Përgatitja

Hedhim në mikser manaferrat, bananen, lëngun e mollës dhe pastën e sojës. Përziejini ngadalë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

Përmbajtja

288 kalori, 3 g yndyrë, 62 g karbohidrate, 6 g proteina, 7 g fibra ; 33 mg sodium, 539 mg kalium.