Sot dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Angli, këto janë çmimet

Federata e Futbollit e Kosovës(FFK), ka bërë me dije se biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Angli, do të dalin në shitje më sot, 12 nëntor, në orën 16:00, raporton Gazeta Evropa.

Për dallim nga herat tjera, kësaj radhe një person nuk mund t’i blejë më shumë se sa dy bileta.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Angli, do të dalin në shitje më 12 nëntor, në orën 16:00.

Ndeshja do të zhvillohet, më 17 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 18:00.

Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës online www.tiks.app

Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e mëparshme:

Veri dhe Jug 5 euro ; Lindje 10 dhe 15 euro ; Perëndim 15 euro dhe 20 euro dhe VIP 80 euro.