Sot nis rinumërimi i 1472 vendvotimeve

Sot, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), në ora 16:00, do të nis rinumërimi i 1472 vendovitimeve, siç ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP), raporton Gazeta Evropa.

Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), Valmir Elezi.

“Sot në ora 16:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i rinumërimit të vendvotimeve pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, ka thënë Elezi.

Rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të ndikojë në certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, që rrjedhimisht do të vonojë edhe procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e Qverisë së re të Kosovës. /Gazeta Evropa/