Sot pritet të votohet qeveria Hoti

Kuvendi i Republikës së Kosovës, do të mblidhet sot në orën 11:00 në seancë të jashtëzakonshme, me të vetmen pikë të rendit të ditës: zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Evropa.

Koalicionin e ri qeverisës e përbëjnë LDK-AAK- Nisma dhe minoritetet.

Ndërkohë, mbrëmë LDK, ka publikuar edhe emrat e ministrave dhe zëvëndëskryeministrit.

Driton Selmanaj-zv/kryeministër;
Agim Veliu-Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike;
Hikmete Bajrami-Ministre e Financave;
Arban Abrashi- Ministër i Infrastrukturës;
Anton Quni-Ministër i Mbrojtjes;
Armend Zemaj-Ministër i Shëndetësisë;
Besian Mustafa-Ministër i Bujqësisë;
Vlora Dumoshi-Ministre e Kulturës.

Comments are closed.