Super “hot” me veshjen sportive, ylli televiziv merr gjithë vëmendjen (FOTO)

Ajo gjithmonë di se si të kthejë sytë nga vetja dhe të çmendë të gjithë me format e saj bombastike. Është fjala për Lauren Goodger, e cila së fundmi ka marrë vëmendjen me veshjen e saj teksa ecte rrugëve të Essex të martën.

34-vjeçarja është shfaqur shumë sportive e në të njëjtën kohë edhe super seksi. Lauren mban veshur një palë streçe si dhe reçipeta.

Gjithashtu ka zgjedhur një palë atlete të bardha për të kombinuar veshjen e saj.

Ylli televiziv ka zgjedhur që flokët t’i mbajë të lëshuara, teksa ka vendosur që të shfaqet me make-up. Madje duket se ajo i ka vënë re paparacët dhe ka vendosur që të buzëqeshë para aparatit fotografik.

Comments are closed.