Super makina T.50 e bazuar tërësisht në McLaren F1

Të gjithë përbërësit e McLaren F1, Gordon Murrey do t’i bartë edhe në T.50.

Dizajneri Gordon Murrey, ka planifikuar që me kompaninë e tij, ta ndërtojnë një super-makinë të quajtur T.50, e cila është e bazuar tërësisht në McLaren, vetëm se më e lehtë dhe shumë më e fokusuar në lehtësimin e vozitjes, transmeton Telegrafi.

Bashkë me Canepa Group, të njohur për renovimet dhe modifikimet e veturave, do të punohet në modelin T.50 që është i limituar në vetëm 100 njësi. “Veturat janë të bëra që të voziten, andaj jemi duke punuar që ta bëjmë vozitjen sa më të lehtë për shoferin” është thënë shkurt për këtë makinë.

Në T.50 do të vendoset motori me 3.9 litra V12, që do të prodhojë 650 kuaj fuqi, që dërgohen në rrotat e pasme nëpërmjet gjashtë shpejtësive manuale. Sikur F1, do ta ketë ulësen e shoferit në pjesën e përparme, vetëm se do të mundësoje të ulen edhe tre persona tjerë.

Blerja e një T.50 do të kushtojë rreth 2.2 milionë euro, vetëm se ofrohet nivel i lartë i luksit sikurse te McLaren F1, madje edhe më i mirë.