Takohen Kurti e Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke zhviluar një vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, Rama është takuar me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Avdullah Hoti.

Pas këtyre takimeve, Rama është takuar me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Pamjet nga ky takim i ka publikuar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

Rama do të takohet sot edhe me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe presidentin Hashim Thaçi.

Vizita e Ramës në Kosovë vjen pas propozimaktakuzës nga Gjykata Speciale kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli.

Comments are closed.