Të gjithë ata qytetarë që kanë punuar në Zvicër, pensionet mund t’i marrin nga ky muaj

Të gjithë qytetarët, të cilët kanë punuar në Zvicër, mund të aplikojnë për pensione nga muaj shtator i këtij viti, njofton Gazeta Evropa.

Këtë lajm e ka bërër të ditur ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale, Skënder Reçica, në llogarinë e tij në Facebook.

“Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë derdhur djersën dhe kontribuar për familjet e tyre për aq vite”, ka shkruar Reçica.

Postimi i plotë i ministrit Reçica:

Nga 1 shtatori 2019 të gjithë ju që keni kontribuar në shtetin e Zvicrës mund të filloni t’i paraqisni kërkesat për përfitim të pensioneve dhe beneficioneve në bazë të marrëveshjes për sigurime sociale mes dy shteteve tona. Kjo marrëveshje të cilën e nënshkruam vitin e kaluar hyn në fuqi nga 1 shtatori, duke ua dhënë mundësinë qytetarëve që të gëzojnë një të drejtë e cila u ishte mohuar për një kohë të gjatë. Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë derdhur djersën dhe kontribuar për familjet e tyre për aq vite. Falënderoj shtetin e Zvicrës për gatishmërinë për t’i dhënë zgjidhje çështjes së sigurimeve sociale mes dy shteteve tona.

Comments are closed.