Telekomi nuk ia vazhdon më kontratën kompanisë Dardafon (Z-Mobile)

Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi, ka bërë të ditur se sot është ndërprerë çdo raport kontraktues mes Telekomit dhe Dardafon-it, njofton Gazeta Evropa.

“Sot së bashku me Kryetaren e Bordit të Drejtorëve të Telekomit të Kosovës dhe Drejtorët tjerë të Bordit në një konferencë për media, njoftuam opinionin publik për mosvazhdimin e marrëveshjes me kompaninë Dardafon (Z-Mobile)”, ka shkruar Istrefi në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Isrefit:

Bordi i Drejtorëve të Telekomit në mbledhjen e djeshme më ka autorizuar për ta shpallur publikisht përfundimin e pasuksesshëm të negociatave dhe ndërprerjen e çdo raporti kontraktues mes Telekomit dhe Dardafon-it.

Sot së bashku me Kryetaren e Bordit të Drejtorëve të Telekomit të Kosovës dhe Drejtorët tjerë të Bordit në një konferencë për media, njoftuam opinionin publik për mosvazhdimin e marrëveshjes me kompaninë Dardafon (Z-Mobile).

Kompania Dardafon është njoftuar zyrtarisht gjatë ditës së sotme për mosvazhdimin e çdo raporti kontraktues mes dy kompanive tona.