Tentim vrasje në Prishtinë, një police gjuan me armë një qytetar

Një zyrtare policore ka përfunduar nën pranga nën dyshimin për tentim vrasje.

Burime të Gazetës inFokus kanë bërë të ditur se është arrestuar një pjesëtarë e Policisë së Kosovës.

Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se zyrtarja policore është arrestuar nën dyshimet për tentim vrasje.

Derisa ende nuk ka asgjë zyrtare, Infokusi ka mësuar se arrestimi është kryer nga Inspektorati Policor i Kosovës, pas marrjes se disa informatave dhe hetimit te rastin.

Gazeta InFokus ka mësuar edhe emrin e zyrtares policore, por derisa nuk është dhëne ende asnjë informacion zyrtar nuk do ta publikoj emrin e saj. Mësohet se zyrtarja policore është nga Komuna e Kaçanikut, por me shërbim në Policinë e Kosovës, në stacionin e jugut në Prishtinë.

Comments are closed.