Terapia interesante që po aplikon Gjermania ndaj koronavirusit, mund të shpëtojë jetë

Kur shifra e personave te prekur nga COVID-19 në Gjermani e ka kaluar atë të Kinës, Gjermania ka vendosur që t’i trajtojë pacientët e infektuar në një mënyrë tjetër.

Përmes një njoftimi, Shoqata e Infermierëve Shqiptarë në Gjermani, e cila i është bashkuar nismës së shtetit gjerman, i bën thirrje të gjithë personave që e kanë kaluar koronavirusin të të dhurojnë plazmën e gjakut.

Ekspertët gjermanë bëjnë me dije se plazma e personave që kanë kaluar koronavirusin, përmban disa antitrupa që mund të ndihmojë njerëzit e sëmurë rëndë, që të kurohen.

Comments are closed.