Teuta Selimi publikon këngën e re “Ja fala”

Këngëtarja e njohur Teuta Selimi, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.

“Ja fala” mban titullin kënga e saj e re, e cila është e zhanrit baladë.
Muzika është punuar nga Shkumbin Nebihu, gjersa vargjet janë shkruar nga Fadil Topalli.

Kënga është shoqëruar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Shqipëri.

Ana vizuale i është besuar MAX Production.

Ashtu si thuajse në çdo paraqitje tjetër, Teuta edhe kësaj radhe nuk zhgënjeu me stilin dhe interpretimin e saj të veçantë.