Thaçi mbanë konferencë për media në ora 16:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbajë sot konferencë për media, në ora 16:00.

Në njoftimin e Presidencës, nuk është bërë e ditur arsyeja e mbajtjes së kësaj konference nga presidenti Hashim Thaçi, transmeton Gazeta Evropa.

Kujtojmë se presidenti Thaçi në paraqitjet e tij të fundit ishte mjaftë kritik ndaj veprimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Marrë parasysh rrjedhat politike, edhe në këtë konferencë, Thaçi do të flas për veprimet e fundit të qeverisë Kurti, veçmas për masën e re të riprocitetit me Serbinë. /EVROPA/

Comments are closed.