Thaçi nënshkruan vendimin për pagën jubilare

Lajm i mirë për punëtorët e Korporatës Enërgjetike të Kosovë(KEK. Drejtori menaxhues i kësaj korporate, Njazi Thaçi, ka nënshkruar vendimin për pagën jubilare, shkruan Gazeta Evropa.

“Duke u bazuar në kompetencat e pozitës dhe në përputhje të plotë me ligjin kam nënshkruar këtë vendim pas performancës pozitive që ka arritur korporata në të gjithë sektorët e saj në gjashtë muajt e parë të këtij viti”, ka shkruar Thaçi, në llogarinë e tij, në “Facebook”.

Postimi i plotë i Thaçit:

Të nderuar/a punëtorë të KEK-ut, ju njoftoj se e kam nënshkruar vendimin për pagën jubilare.

Natyrisht kjo është meritore sepse siç e kam cekur në vazhdimësi, meritor të rezultateve të mira të Korporatës jemi të gjithë se bashku.

Duke u bazuar në kompetencat e pozitës dhe në përputhje të plotë me ligjin kam nënshkruar këtë vendim pas performancës pozitive që ka arritur korporata në të gjithë sektorët e saj në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Urime, suksese!
Me respekt,
Njazi Thaçi