Thaçi reagon pas vdekjeve të shumta nga koronavirusi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se e kanë pikëlluar vdekjet e qytetarëve në ditët e fundit nga koronavirusi.

“I trishtë ishte lajmi edhe për vdekjen e Adem Latifit, vëllait të Kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit. Familjes Latifi dhe gjithë atyre që i kanë humbur familjarët e tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë:

Më kanë pikëlluar shumë vdekjet e qytetarëve
tanë në ditët e fundit, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19. I trishtë ishte lajmi edhe për vdekjen e Adem Latifit, vëllait të Kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit. Familjes Latifi dhe gjithë atyre që i kanë humbur familjarët e tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutem për shërim sa më të shpejt të të gjithë të prekurve të tjerë. HTH

Comments are closed.