Thaçi takon përfaqësuesin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka pritur sot në takim përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

Në këtë takim i pranishëm është edhe ambasadori amerikan Philip Kosnett. Pas zgjedhjeve që u mbajtën më 6 tetor, Bashkimi Evropian por edhe ambasadorë të vendeve të Quintit në Kosovë kanë kërkuar formimin sa më te shpejtë të Qeverisë në mënyrë që të nisë edhe dialogu Kosovë-Serbi./Zëri