Thaçi: Universiteti i Prishtinës luajti rol historik në ngritjen e vetëdijes sonë kombëtare

Gjysmë shekulli jetë akademike në shërbim të emancipimit, arsimimit dhe modernizimit të shoqërisë sonë. Kështu e ka vlerësuar presidenti Hashim Thaçi, kontributin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në 50-të vjetorin e themelimit, raporton Gazeta Evropa.

“Universiteti i Prishtinës luajti rol historik në ngritjen e vetëdijes sonë kombëtare dhe politike në tri dekadat e shekullit të kaluar.
Ky institucion i dijes dhe rezistencës dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Në këtë përvjetor, Thaçi ka shprehur respekt dhe konsideratë të thellë për të gjithë pedagogët, drejtuesit, punëtorët dhe studentët që kontribuuan në forma të ndryshme, jo vetëm në forcimin e dimensionit themelor akademik të UP-së, por edhe të ndikimit të tij pozitiv në rrafshin kombëtar, politik dhe shoqëror.

“Sot, kur shënohet solemnisht 50 vjetori i UP-së, studentëve, profesorëve dhe gjithë stafit akademik iu shprehim urimet më të sinqerta me besimin se fillimi i gjysmë shekullit vijues do të jetë edhe më i suksesshëm në sfidat e Kosovës së shekullit 21”, ka shkruar Thaçi.
/Gazeta Evropa/

Comments are closed.