Thaçi viziton Prekazin para nisjes për në Hagë thotë se dielli do të lindë përsëri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar sonte në Prekaz, ku ka bërë nderime të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit, raporton Gazeta Evropa.

“Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Për t’u bërë nderime të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Presidenti Thaçi të hënën udhëton për Hagë, për t’u intervistuar nga prokurori i Gjykatës Speciale.

Comments are closed.