”Trutë në tokë t’i kisha qit”, Osmani kërcënohet përmes Facebookut

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë përmes facebook-ut.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një reagimi këshilltari i saj politik, Faton Peci, ndërsa ka publikuar disa prej kërcënimeve që janë vënë drejt Vjosa Osmanit, njofton Klan Kosova.

Njëra ndër to që është bërë drejt saj është kjo: ”Trutë në tokë t’i kisha qit”.

”Fushata e egër kundrejt u.d. Presidentes ka qe nje kohe te gjate qe po percillet edhe me kercenime me jete.

Të gjithë ata që po tentojnë t’i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja. Zonja Osmani është politikane që e ka kapërcy stadin e kërcënimeve dhe tendencave për denigrim.

Zonja Osmani për qytetarin e thjeshtë është personifikim i guximit e konsistencës, ndaj çfarëdo përpjekje për ta frikësuar apo kërcënuar është e kotë!

Ajo ende guxon dhe sërish do të guxojë!”, shkruan Faton Peci.

Comments are closed.