UNICEF i dhuron MSh-së 40 koncentrues oksigjeni

Zyra e UNICEF-it në Kosovë po vazhdon së përkrahuri institucionet publike në reagimin ndaj nevojave të fëmijëve dhe komunitetit gjatë pandemisë COVID-19, shkruan IndeksOnline.

Sot, me përkrahjen e Qeverisë së Luksemburgut, ia kanë  dorëzuar edhe një donacion Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës. Këtë herë me 40 koncentrues të oksigjenit të dedikuar për Qendrat e Kujdesit Primar Shëndetësor në Kosovë.

“Me qëllim që të rritet qasja në produkte cilësore dhe të sigurohet furnizim me terapi të oksigjenit për fëmijët dhe të rriturit në gjendje të vështira shëndetësore në kontekstin e COVID-19, Zyra e UNICEF-it në Kosovë dhe Qeveria e Luksemburgut po i përkrahin qendrat e Kujdesit Primar Shëndetësor në mbarë Kosovën duke iu ofruar 40 Koncentrues të Oksigjenit”, bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar për medie nga UNICEF.

Comments are closed.