Universiteti i Pejës pas mbylljes: S’e njohim vendimin e KSHC-së, Kuvendi vendos për neve!

Universiteti ” Haxhi Zeka ” në Pejë ka njoftuar se nuk ka pranuar asnjë vendim nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, lidhur me aplikacionin e tij për riakreditim institucional.

Ky universit ka bërë të ditur se do t’i ndërmerr të gjitha veprimet ligjore më të pranuar një vendim të tillë siç përshkruhet në media elektronike.

“Universiteti ” Haxhi Zeka ” në Pejë e njofton opinion publik që pavarësisht vendimeve që do ti pranojë ditëve në vijim, për mbylljen e këtij institucioni nuk mundë të vendos askush tjetër përpos Kuvendit të Republikës së Kosovës në përputhje më ligjin për Arsimin e Lartë”, thuhet në njoftim.