Universiteti i Prishtinës hap afatin e jashtëzakonshëm, ja sa provime mund t’i paraqitni

Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të kenë mundësinë që t’i paraqesin provimet në një afat të jashtëzakonshëm “Shatori 1”, i përcaktuar nga Senati i UP-së, pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.


Sipas vendimit të fundit të Senatit të UP-së, në këtë afat studentët kanë të drejtë që të paraqesin vetëm dy provime. Ndërsa, për mbajtjen e tyre, fakultetet përkatëse obligohen që të respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit.

“Menaxhmenti i fakulteteve obligohet që të krijojë kushte për respektimin e distancës sociale në sallat e mbajtjes së provimeve”, thuhet në vendimin e Senatit.

SEMS-i do të qëndrojë i hapur deri më 8.8.2020, në ora 16:00./

Comments are closed.