Ushqimet më të mira për të furnizuar trupin me fibra të shëndetshme

Fibrat ushqimore janë pjesë e bimëve, kryesisht e perimeve, frutave dhe drithërave. Fibrat dietetike janë një përbërës i karbohidrateve komplekse.

Ekzistojnë dy lloje fibrash – të tretshme dhe të patretshme dhe secili grup funksionon ndryshe në trup. Fibrat e patretshme janë të rëndësishme për të pasur një aparat tretës të shëndetshëm. Këtë proces e kryejnë duke thithur ujin dhe duke mbajtur të butë përmbajtjen e zorrës. Kësisoj mundësojnë që muskujt në muret e zorrës të funksionojnë pa krijuar shumë presion. Ja 5 ushqimet që furnizojnë trupin me fibra të shëndetshme, të papërpunuara.

Drithërat
Nëse e filloni ditën duke ngrënë një tas me drithëra, hidhni një sy në etiketë për të parë se sa fibra po merrni. Në qoftë se bëhet fjalë vetëm për pak gramë, mendoni të merrni drithëra të përziera me rrush të thatë. Një filxhan drithërash me krunde rrushi ka më shumë se 7 gram fibra. Mund t’i gjeni të gatshme ose t’i përgatisni vetë në shtëpi, duke iu shtuar drithërave pak rrush të thatë apo boronica. Mund t’i përdorni edhe kur përgatisni kek apo ndonjë gatim tjetër të këtij lloji.

Fasulet garbanzo
Ju mund t’i quani “fasule garbanzo”. I përkasin familjes së bishtajoreve dhe janë të ngjashme me bizelet. Kokrrat e tyre të verdha mund të jenë të ngjashme qiqrat, por nuk janë të tilla. Janë shumë të pasura me fibra, kalium dhe magnez. Ato janë shumë të zakonshme në dietat dhe pjatat spanjolle dhe indiane. Mund të shërbehen të nxehta ose të ftohta. Mund të serviren mbi sallata të ndryshme, si përbërës në supa etj.

Dardhat

Dardhat janë veçanërisht të mira, sepse kanë pak kalori dhe janë një burim i mirë i vitaminave, mineraleve dhe fibrave. Një filxhan feta dardhe (ndoshta rreth një dardhë) ka 8 gram fibra. Dardhat janë të lehta për t’u ruajtur. Nuk kërkojnë frigorifer, për aq kohë sa nuk iu është prekur lëkura. Dardha gjithashtu mund të shërbehet si ëmbëlsirë. Ka disa lloje dardhash, me një gamë varietetesh dhe shijesh.

Fasulet e zeza
Fasulet e zeza janë përdorur tradicionalisht në kuzhinën latine, por janë duke u bërë më të zakonshme edhe në kultura të tjera. Fasulet e zezë kanë përqindje shumë të larta të fibrave. Një filxhan fasulesh të zeza ka 15 gram fibra. Ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i proteinave, mineraleve dhe vitaminave B.

Bajamet
Mund të përdoren për t’u hedhur sipër sallatave, të shtohen në kos ose në shumë pjata të ndryshme. Përmbajnë shumë fibra, por janë të pasura edhe në yndyrna të shëndetshme, living. Mund të ruhen në temperaturën e dhomës, por është më mirë të ruhen në frigorifer.