Valmir Elezi: QNR do punojë me kapacitete të shtuara që të përmbyllet sa më shpejt procesi

Sot në QNR në orën 16:00 ka filluar rinumërimi i 1462 kutive të votimit.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi për media i KQZ-së Valmir Elezi.

Elezi ka theksuar se QNR do të punojë me dy ndërrime në mënyrë që të mbyllet sa më pare procesi.

“Në këto momente po fillon procesi i rinumërimit pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Pasi e kemi marrë vendimin e PZAP-it dhe pasi kemi parë me vëmendje listën e vendvotimeve që duhet të rinumërohen, mund t’iu them se janë: 1 mijë e 428 vendvotime që do të rinumërohen gjatë ditëve në vazhdim. Pra, nga lista e PZAP-it 30 vendvotime ishin të shënuara nga dy herë dhe 12 vendvotime të tjera janë rinumëruar më parë në QNR me vendim të KQZ-së. Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të punojë në 2 ndërrime si dhe është shtuar numri i tavolinave apo njësive të numërimit nag 23 në 32, në mënyrë që të arrijmë që sa më shpejt të përmbyllim të gjithë këtë proces. Për të vëzhguar procesin e rinumërimit janë njoftuar edhe subjektet politike, të cilat mund të dërgojnë nga 1 vëzhgues për secilën njësi numërimi.

Ky vendim për rinumërim erdhi  pasi PZAP vendosi për rinumërimin e 1500 kutive dhe refuzimin e votave të ardhura me postë nga Serbia.