https://www.youtube.com/watch?v=8YaLwF1YCnI

Vdes edhe një person i prekur me koronavirus në Kosovë

Një person nga Komuna e Vitisë ka humbur jetën si pasojë e virusit korona.

Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, Vjollca Kadolli.

https://www.youtube.com/watch?v=8YaLwF1YCnI

“Fatkeqësisht, çdo ditë po merrë jetë. Sot kemi humbur një qytetar nga fshati Beguncë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes nga Begunca për humbjen e familjarit të tyre. Humbja e tij, duke llogaritur jetën dhe veprat e tij është humbje e madhe për tërë Vitinë dhe Kosovën”, shkruan Kadolli.

Kadolli ka shtuar se numri total i rasteve pozitive në Viti është 447, ndërsa janë edhe 23 raste aktive.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publika ka bërë të ditur sot se ka regjistruar edhe 159 raste pozitive me COVID-19, pas testimit 1.245 mostrave.

Comments are closed.