Vdes edhe një qytetar nga koronavirusi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se një gjilanas i prekur me COVID-19 ka vdekur sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai i ka shprehur ngushëllime familjes së tij, derisa ka thënë se ky duhet të jetë alarm për të gjithë.

“Ky duhet të jetë alarm për të gjithë. Nëse nuk ruhesh, virusi mund të ta marrë jetën. Duhet të vazhdojmë me luftë agresive për ta mposhtur. Maskat, higjiena personale e distanca sociale, domosdoshmërisht janë bërë pjesë e jetës sonë dhe këto rregulla duhet t’i ndjekim në mënyrë të përpiktë derisa profesionistët e fushës ta thonë të kundërtën!”, ka shkruar Haziri.

Comments are closed.