Vedat Muriqi u jap zemër bashkëlojtarëve, ky është mesazhi i tij emocional

Sulmuesi i ekipit të Kosovës, Vedat Muriqi, i cili do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Çekisë, u ka dhënë zemër bashkëlojtarëve, raporton Gazeta Evropa.

Muriqi ka publikuar një status emocionues në faqen e tij zyrtare në “Facebook” duke iu uruar bashkëlojtarët e tij.

“I uroj sukses të gjithë shokëve të mi për ndeshjen e nesërme! Njëherësh, ndjej keqardhje që nuk do të mund të jap mund në fushë bashkë me ta në këtë përballje të rëndësishme. Përkrahje e plotë, përherë”, ka shkruar Muriqi.