Vedat Muriqi zgjidhet futbollisti i vitit 2019 në Turqi

Sulmuesi kosovar i Fenerbahces, Vedat Muriqi është zgjedhur futbollisti i vitit në Turqi nga Universiteti Okan në Stamboll.

Prizrenasi ka shkëlqyer deri më tani me ekipin e ri, pas transferimit nga Trabzonspori, shkruan GazetaBlic.

Ai ka qenë figura kryesore e skuadrës, teksa nuk kanë munguar as ofertat e shumta për të, madje edhe nga ekipet elitare evropiane.

Ky nuk është çmimi i vetëm individual i fituar nga anëtari i kombëtares së Kosovës, pasi në Dhjetor ai mori “Topin e Artë” kosovar për vitin që lamë pas.

Sipas të gjitha gjasave, në Qershor ai pritet të largohet nga “Sukru Saraçoglu”.

Comments are closed.