Vedosen shenjat orientuese në hapësirat e QKUK-së

Të gjithë vizitorët, që kishin probleme për t’u orientuar në Qendrën Klinike Universitare, tash e tutje do ta kenë më të lehtë, ngase në rrugët kryesore të saj, janë vendosur shenjat për secilën klinikë dhe institucion brenda oborrit të QKUK-së.

“Më herët, pacientët kanë humbur shumë kohë, duke bredhur rrugëve, në pamundësi për të gjetur adresën e saktë për institucionet përkatëse shëndetësore”, thuhet në një njoftim për media nga QKUK-ja.

Po ashtu në këtë njoftim thuhet se implementimi i këtij projekti i ka dhënë një pamje tjetër QKUK-së, ndërsa pacientëve qasje më të lehtë për marrjen e shërbimeve. /Gazeta Evropa/