Vëllezërit Haradinaj në bjeshkën e Shtedimit

Vëllezërit Haradinaj e kanë shfrytëzuar këtë ditë pushimi që të ikin nga të nxehtit.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, deputeti Daut Haradinaj, dy vëllezërit e tjerë, Frashëri dhe Vetoni, si dhe nipi i tyre, djali i dëshmorit të kombit, Shkëlzen Haradinaj, Luani, kanë qëndruar në bjeshkën e Shtedimit.

Në fotografinë e publikuar në rrjetin social “Facebook” nga Daut Haradinaj, vëllezërit shihen së bashku në bjeshkën e

Shtedimit.“Shtedim”, ka shkruar deputeti Haradinaj mbi këtë foto.