Veseli: Brez pas brezi, Drenica ishte në ballë të luftës për çlirim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka marrë sot pjesë në shënimin e Ditës së Çlirimit të Skënderajt.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se brez pas brezi, Skënderaj dhe Drenica ishin në ballë të luftës çlirimtare.

Ky është postimi i plotë i Veselit në Facebook:

”Në ditën e çlirimit të Skenderajt, gjithë qytetarëve të kësaj komune ua uroj këtë ditë të madhe. Brez pas brezi, Skenderaj dhe Drenica ishin në ballë të luftës çlirimtare, që nga themelimi i UÇK-së, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jasharin, krenaria dhe nderi i kombit tonë. Lavdi dëshmorëve të Skenderajt dhe gjithë Kosovës!”

Loading...