Veseli e quan hipokrizi kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas takimit me presidentin Thaçi, ka thënë se është hipokrizi të kërkohet mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, raporton Gazeta Evropa.

”Vullneti i sovranit është më legjitimi, por kur gjendemi në kohë të pandemisë, e derisa as OBSH nuk e di se deri kur mund të zgjas kjo, është hipokrizi të flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë Veseli.

Edhe sot Veseli ka thënë se PDK do të mbetet në opozitë.

”Ne do të jemi si opozitë dhe do ta respektojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë Veseli.

Comments are closed.