Veseli i thotë dy fjalë për “DokuFest”-in

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka përgëzuar organizatorët dhe vullnetarët e DokuFest-it që kanë arritur ta përfshijnë këtë festival në listën 10 më të mirëve të Evropës duke ngritur lartë reputacionin e Kosovës në hartën ndërkombëtare të jetës kulturore, njofton Gazeta Evropa.

“Të tilla iniciativa do të gëzojnë në të ardhmen një mbështetje edhe më të madhe nga Qeveria e Kosovës”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Veselit:

Festivali i filmit “DokuFest”, që ndez çdo vit atmosferën në qytetin e bukur të Prizrenit, është ngjarja më e rëndësishme artistike në Kosovë që na bën të gjithëve krenarë. Përgëzoj e falenderoj organizatorët dhe vullnetarët e DokuFest-it që kanë arritur ta përfshijnë këtë festival në listën 10 më të mirëve të Evropës duke ngritur lart reputacionin e Kosovës në hartën ndërkombëtare të jetës kulturore. Po ashtu, ky festival, është një shembull i mirë i potencialit zhvillimor që ka Kosova në rrafshin e turizmit kulturor. Prandaj, të tilla iniciativa do të gëzojnë në të ardhmen një mbështetje edhe më të madhe nga Qeveria e Kosovës.