Veseli ia bënë bajat Sheshelit, e quan frikacak që nuk ka guxuar të ballafaqohet me UÇK-në

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i është kundërpërgjigjur Vojsllav Sheshelit, duke e quajtur fosil të shovinizmit të shekullit të kaluar dhe propagandues i iluzioneve të dështuara për Serbi të Madhe, njofton Gazeta Evropa.

Veseli ka thënë se Shesheli dhe paramilitarët kanë treguar botërisht mungesën e burrërisë në luftë, “sepse nuk kanë guxuar të ballafaqohen me ne luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Postimi i plotë i Veselit:

Krimineli i luftës Vojsllav Sheshel, me gjuhën e tij tipike të urrejtjes dhe me kërcënimin e luftës ka provokuar sërish Kosovën duke bërë thirrje për agresion ushtarak ndaj sovranitetit tonë.
Shesheli dhe paramilitarët që e kanë ndjekur, e kanë treguar botërisht mungesën e burrërisë në luftë, sepse nuk kanë guxuar të ballafaqohen me ne luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por kanë masakruar civilë të paarmatosur, gra pleq e fëmijë të pafajshëm.
Ky fosil i shovinizmit të shekullit të kaluar dhe propagandues i iluzioneve të dështuara për Serbi të Madhe, duhet ta kuptojë që koha e tij ka perënduar moti dhe se liria e Kosovës e fituar 20 vjet më parë është e pakthyeshme.

Comments are closed.