Veseli kujton bashkëluftarët, zotohet se do ta heq njollën që i është vënë luftës çlirimtare prej abuzimit me veteranët e rremë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka përkujtuar dëshmorët e kombit, Bekim Berisha-Abeja, Xheladin Kurtaj, Agim Bajrami, Bedri Shala, Besnik Begunca, Elton Zherka dhe Përmet Vula, të cilët 21 vjet më parë ranë heroikisht frontet e luftës së Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës, njofton Gazeta Evropa.

Por, Veseli ka thënë sr për të nderuar kujtimin e veprës së tyre, duhet hequr njollën që i është vënë luftës çlirimtare prej abuzimit me veteranët e rremë.

Postimi i plotë i Veselit:

Si sot 21 vjet më parë, në frontet e luftës së Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës kanë rëndë heroikisht: Bekim Berisha-Abeja, Xheladin Kurtaj, Agim Bajrami, Bedri Shala, Besnik Begunca, Elton Zherka dhe Përmet Vula. Ne sot kemi arritur shumë falë sakrificës së tyre por Kosova nuk është akoma ajo që ata kanë ëndërruar. Ende na ngelet shumë për të bërë që të përmbushim aspiratat e Abesë dhe të mijëra dëshmorëve të tjerë, që të kemi një Kosovë të zhvilluar me shumë mundësi për të rinjtë tanë. Për të nderuar kujtimin e veprës së tyre, ne duhet t’ia heqim njollën që i është vënë luftës sonë çlirimtare prej abuzimit me veteranët e rremë. Ua kemi borxh dëshmorēve që të bëjmë më të mirën për UÇK-në dhe vendin tonë.