Veseli: Kurrizi, lokacion simbol i Prishtinës

Kanididati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Kadri Veseli, sot në mengjes ka qëndruar në një nga lokalet e Kurrzit, me dy kanididatët për deputetë të Kuvendit,
Migjen Kelmendi dhe Eliza Hoxha, njofton Gazeta Evropa.

“Me Elizën dhe Migjenin u ulëm për të biseduar në një nga kafetë e Kurrizit. Ky lokacion simbol i Prishtinës ka qenë një dëshmi e vitalitetit dhe forcës së qëndresës së rinisë shqiptare në robëri, e cila sot në liri përfaqësohet me talentë që shkëlqejnë në nivel ndërkombëtar të artit e sportit”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në “Facebook”.

Migjen Kelmendi dhe Eliza Hoxha, i janë bashkuar PDK-së për të mbështetur projektin Dekada e re, të udhëhequr nga Kadri Veseli.